Kosova

Kosova siguron dy ndeshje miqësore, kundër Burkina Fasos dhe Madagaskarit

Kosova ka siguruar dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve para fillimit të Ligës së Kombeve.

Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të reprezentacionit A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars.

Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Fasos që t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris.

Ndeshja kundër Madagaskarit fillimisht ishte paraparë të zhvillohet më 25 mars, por më vonë në pajtueshmëri të dy federatave është vendosur që ndeshja të luhet më 24 mars.

Takimi kundër Burkina Fasos të zhvillohet më 27 mars. Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Francovile”.

Ndryshe, Kosova në Ligën e Kombeve do të takohet me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

Related posts

EURO 2020/ Ndeshje e “çmendur”, Muriqi realizon për Kosovën nga pika e bardhë. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

TOPI I ARTË NË DUART E MODRIC/ Mbrojtësi i Kosovës uron fituesin me një foto nga përballja midis tyre…

Isa.Autor

Agim Cana e fillon “vrullshëm” zhvillime të reja tek Vllaznimi

Q.Autor

Leave a Comment