Futboll

Kristiano Ronaldo u bën “nder” Interit, nuk e do në ekip Mauro Ikardin

Reali i Madridit është në kërkim të një sul muesi të madh për sezonin e ardhshëm e tashmë, kjo nuk është një risi: “Los Blancos” kanë nevojë jetësore për një bomber për të harruar sezonin dëshpërues që po kalojnë, me një thatësirë golash që nuk i shkon për hije një skuadre “Galaktike”. Kandidatët kryesorë mbeten Robert Levandovski, Herri Kejn e Mauro Ikardi: dhe kapiteni i Interit është i preferuari i Florentino Perezit, por sipas së përditshmes spanjolle “Don Balon”, disa prej lojtarëve madrilenë kanë vënë veton mbi ardhjen e argjentinasit.

Madje, flitet për 3 “senatorë”, me në krye askënd më pak se Kristiano Ronaldon: “ylli” portugez, në fakt, nuk duket të jetë i bindur nga “bashkëjetesa” e mundshme me Mauron dhe mendon se merkato ofron mundësi më të mira; Benzema nuk dëshiron një rival të nivelit të lartë për rolin e qendërsulmuesit, që do mund ta ulte në stol ose, më keq akoma, ta detyronte të largohej; Modriç, në fund, mendon se zgjedhja më e mirë është ishshoku i skuadrës te Totenhemi, Kejn, që po kalon një sezon të shkëlqyer në Londër. Janë thjesht thashetheme shkurti, merkato është ende larg, por transferimi i Ikardit në Madrid rrezikon të ndërlikohet.

NË DYSHIM ME BOLONJËN – Dhe një tjetër rrezik, (ndoshta) jo aq i madh, është mungesa e bomberit ndaj Bolonjës. Pas problemit në kofshën e djathtë që e detyroi të mungonte ndeshjen me Krotonen, Ikardi është rikthyer prej dy ditësh në stërvitjen e grupit: përgatitjet e riaftësimit lënë të kuptohet që prezenca e bomberit argjentinas është megjithatë, në dyshim për sfidën e nesërme. Vendimtare, stërvitja e ditës së sotme: nëse Mauro mungon, gati përsëri Eder.

OBJEKTIVI “100 GOLA” – Ndaj Bolonjës Ikardi do vihet sërish në ndjekje të golit numër 100 në Serinë A; objektiv i madh i dështuar ndaj Romës – me Alisonin që bënte mrekulli – dhe Spalit. Për të ringjallur “Meazza”-n të gjithë duhet të japin më të mirën; gjithashtu, duhet dërguar topi në rrjetë dhe këtu bota interiste varet te kapiteni.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ky futbollist mund të fitojë njëkohësisht Championsin dhe Europa League

Delo.autor

AKUZOI RONALDON PËR PËRDHUNIM/ Gruaja e martuar me një shqiptar, e diplomuar për gazetari

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Adrian “shkurorëzon” Liverpoolin, kualifikohet Atletico

Delo.autor

Leave a Comment