Futboll Sport

“MBRETI LUAN”/ Batistuta feston 50 vjetorin: sulmuesi që shënoi 238 gola në Serinë A

Pikërisht 50 vjet më parë u lind Gabriel Omar Batistuta. Në Firence, nuk pushojnë kurrë së kujtuari atë për atë që ai bëri në fushëne e lojës me fanellën e “vjollcëve”. Në drejtim të argjentinasit kanë shkuar shumë mesazhe, nga bota e futbollit, nga shokët e tij të mëparshëm, nga ata që u përballën me të dhe e njihnin si një kundërshtar të fortë dhe besnik.

238 gola të shënuar me fanellën e Fiorentinës, Romës dhe Interit , 203 prej tyre me ngjyrën vjollcë.

Cecchi Gori e mori atë në Firence në vitin 1991 pasi e pa atë tek skuadra e Boca Juniors.
Me violët deri në vitin 2000, Batigol fitoi një Kupë Italiane dhe një Superkupë Italiane. Pastaj ai u transferua në Romën e drejtuar nga strategu Fabio Capello. Ai fitoi trofeun e Serisë dhe një Super Cup. Karriera e tij në Serie A përfundoi me fanellën zikaltër ku luajti për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të vitit 2003.

Batigol, “Mbreti Luan, ka qenë pjesë e kombëtares së Argjentinës nga viti 1991deri në vitin 2002 duke zhvilluar 77 ndeshje dhe shënuar 54 gola.

Related posts

HISTORIKE! Këtë që ka arritur trajneri Zidane, nuk e ka bërë askush

Sadik.Autor

Talenti i Juventusit drejt Gjermanisë, e kërkon Eintracht Frankfurt

Sadik.Autor

ÇUDIRA NË BERAT/ Bojkotojnë stërvitjen, lojtarët e Tomorit duan dorëheqjen e trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment