Futboll

Kupa e Gjermanisë, Bayern kërkon gjysmëfinalen në fushën e Paderborn

Paderborn do të presë Bayern Munich në “Bentele Arena” pasditen e së martës (18:30), në një takim që do të jetë i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Paderborn
Vendasit luajnë në kategorinë e tretë të futbollit gjerman dhe kryesojnë renditjen me 51 pikë pas 23 javësh. Ata kanë një avantazh prej 4 pikësh ndaj Madesburg-t të vendit të dytë dhe janë të vendosur për t’u ngjitur në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Gjithsesi, nuk do të jetë aspak e lehtë për Paderborn që të vazhdojë aventurën në Kupën e Gjermanisë, duke parë se përballë tyre do të kenë gjigantët e Bayern Munich, kryesuesit dhe kampionët në fuqi të Bundesliga-s.

Bayern Munich
Bavarezët janë një ekip që synon të fitojë çdo ndeshje që luan, në kampiont dhe kupë. Aktualisht, ata kryesojnë në Bundelisga me 53 pikë, 18 pikë më shumë se Bayer Leverkusen i vendit të dytë. Ata do të paraqiten në këtë ndeshje me qëllimin për të shkatërruar Paderborn dhe do të jetë shumë e mundur që një gjë e tillë të ndodhë nëse trajneri Heynckes do të aktivizojë titullarët. Por nëse ai vendos t’i lërë pushim ata, atëherë vendasit mund të shpresojnë te një barazim.

Shifra dhe Fakte
– Bayern Munich ka fituar të tri ndeshjet e mëparshme që ka luajtur kundër Paderborn, duke shënuar të paktën 4 gola në çdo takim.
– Bavarezët kanë fituar 25 nga 31 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Kupën e Gjermanisë.
– Paderborn ka fituar 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Gjermanisë.

Related posts

UDHËZUESI I PLOTË I UEFA-S/ Ja si do të mbyllen kampionatet dhe përcaktohen garuesit në Kupat e Europës

Delo.autor

DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta

Delo.autor

KRITIKAT NDAJ “PLESHTIT” VAZHDOJNË/ Messi luan i vetëm te Argjentina? Kjo VIDEO po bëhet virale

Delo.autor

Leave a Comment