Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi i plotë ndaj Partizanit, kërkohet suksesi i 3 radhazi

Laçi shkon në transfertën ndaj Partizanit me bindjen se mund të dalë me pikë pavarësisht rritjes së kundërshtarit në javët e fundit. Rezultatet e përballjeve të fundit flasin në favor të kurbinasve që këtë edicion kanë marë pikët e plota falë dy sukseseve radhazi, ndërkohë që në fazën e fundit të edicionit të kaluar morën një barazim pa gola në kryeqytet duke nxjerrë nga gara për titull të kuqtë.

Gjatë këtij sezoni bardhezinjtë kanë treguar oshilacione të shumta, të fortë me të fortët dhe të brishtë me skuadrat e dobëta. 28 pikët e grumbulluara janë ndarë në mënyrë të barabartë për Laçin midis sfidave të shtëpisë dhe transfertave, ndërkohë që humbja në Kamëz prishi ecurinë e 5 transfertave radhazi pa humbje, ku ishin regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime. Përsa i përket gjendjes së ekipit trajneri Gentjan Mezani më në fund mund të buzëqeshë pasi e ka të plotë grupin në dispozicion, me përjashtim të mesfushorit Sherif Kallaku, autor i golit të dytë në suksesin e fazës së parë në Selman Stërmasi ndaj të kuqve. Me grupin është bashkuar edhe afrimi i janarit, qendërmbrojtësi Bruno Lulaj, i cili tashmë është plotësisht i gatshëm për trajnerin vlonjat.

Pas i ka lënë problemet edhe mesfushori brazilian Esquerda që gjendet plotësisht i gatshëm, me shpresën që të përsërisë atë ndeshje të fazës së parë ku ka shënuar edhe golin e vetëm në futbollin shqiptar.

Related posts

LIVE/ Teuta-Skënderbeu, Ndizet sfida. Skuadra e Shkëmbit kërkon me ngulm golin e avantazhit

Delo.autor

PIKANTET E JAVËS NË SUPERIORE/ FSHF sfilit ekipet, Flamurtari prish rekordin e zi për fitoren

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ja kush do të vendosë drejtësi në stadiumin “Selman Stërmasi”…

Delo.autor

Leave a Comment