Kategoria Superiore Shqipëri

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i Kukësit çudit me deklaratën për Bakajn: Në asnjë mënyrë…

Pas fitores 3-1 ndaj Partizanit ka folur për mediat dhe trajneri i Kukësit, Peter Pakult. Trajneri tha se ekipi e meritonte plotësisht fitoren.

“Pjesa e parë ishte shumë intensive për të dyja ekipet. Në fund të pjesës së parë bëm një gabim fatal, teksa lejuam Partizanin që të shënonte. Në pjesën e dytë bëm një ndeshje shumë të mirë, teksa arritëm ta kthenim rezultatin. E dinim që kundër Partizanit do të kishim një ndeshje shumë të vështirë. Sot fituam me meritë të plotë.

Kampionati është shumë i gjatë dhe kemi shumë për të parë deri në fund. Sot fituam ndaj një kundërshtari direkt.

Mendoj që kjo erdhi nga goli që pësuan në fund të pjesës së parë. U desh që ekipi ta kthente situatën. Është shumë mirë që arritëm ta kthejmë ndeshjen. Me barazimin na  rikthye siguria.
Nuk duhej të ishim nervoz, por me shënimin e golit të dytë u desh që ta menaxhonim më mirë ndeshjen.

Nuk kam biseduar akoma me Bakajn, se di çfarë ndodhi. Nuk i lejohet ky gjest në asnjë mënyrë, që të bëj një gjest të tillë.”

Related posts

Spekulimet për largimin nga Teuta, klubi merr vendimin për trajnerin Stavri Nica

Q.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Atmosferë elektrizuese, tifozët i vënë “flakën” stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

LUAJTI TEK LUFTËTARI NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori Ymeraj firmos me skuadrën greke…

Delo.autor

Leave a Comment