Futboll Premier League

Manchester City shpenzon më shumë për mbrojtjen se sa shteti i Kosovës dhe Shqiperisë

Pep Guardiola e ka shpenzuar këtë sezon, duke rindërtuar repartin më problematik të skuadrës së tij, mbrojtja. Dhe nuk është kursyer për të bërë më të mirën në këtë aspekt.

Pasi transferoi Benjamin Mendy, 52 milionë paund; Kyle Walker (54); Danilon (27); portierin Ederson (35), tani thyen edhe rekordin e transferimeve të klubit për të sjellë Eymeric Laporten (57).

 

Blerja e mbrojtësit të Athletic Bilbaos e dërgoi në 225 milionë paund totalin e shpenzimeve për mbrojtjen, më shumë se buxheti vjetor i shumë shteteve për mbrojtjen.

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar i Paqes së Stokholmit (SIPRI), që studion mundësitë e çarmatimit të konflikteve të mundshme botërore, ka publikuar listën e detajuar të shpenzimeve të çdo vendi për armatosje dhe mbrojtje ushtarake.

Studimi tregon se 52 shtete shpenzuan më pak për buxhetin vjetor të mbrojtjes gjatë vitit 2016 (viti i fundit që i ka të përpiluara këto statistika) sesa faturat e transferimeve të Manchester City vetëm për mbrojtësit gjatë sezonit 2017-18.

Mes këtyre vendeve ndodhet edhe Shqipëria (103.3 milionë paund) dhe Kosova (36.5 milionë paund). Vetëm 57 milionë paundët e shpenzuara për Laporten janë më shumë se buxheti i 26 vendeve dhe këtu nuk janë llogaritur as rroga apo komisionet e menaxherëve.

 

Guardiola e justifikoi faturën e tij të shtrenjtë duke përmendur rastin e PSG-së dhe Barçës: “Disa klube shpenzojnë 300-400 milionë paund vetëm për dy futbollistë. Ne e kemi shpenzuar këtë shifër për 6 lojtarë. Kemi pasur një problem verën e shkuar, me 6 futbollistë që u skadonte kontrata. Dhe kur do të rivalizosh në nivelin më të lartë, duhet të shpenzosh”.

Related posts

Zvicra frikë nga huliganët, me policinë e saj në Rusi

Sadik.Autor

“PREHUNI NË PAQE”/ Mesazhi prekës i tifozëve të Teutës për viktimat e tërmetit

Delo.autor

Dhuna ndaj zyrtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Nuk do të tolerojmë, autorët të shkojnë në burg!

Sadik.Autor

Leave a Comment