Të tjera

Mayweather konfirmon: Jam në bisedime për të dueluar në kafaz

BOKSMayweather konfirmon: Jam në bisedime për të dueluar në kafazGentian Spiri nga Gentian Spiri 12 Shkurt, 2018

Duket se Floyd Mayweather nuk ka dëshirë të qëndrojë i qetë në “pension” dhe synon të rikthehet sërish aktiv edhe pse këtë herë mund të debutojë në artet marciale mikse (MMA). Ish-kampioni i botës në boks, ku dhe ka rekordin e 50 fitoreve e asnjë humbje, duket se ka dëshirë të provojë fatin edhe në kafaz, për të zhvilluar aty revanshin me kampionin e këtij sporti Conor McGregor. Boksier amerikan deklaroi në gusht të 2017-ës se nuk do të rikthehet më në ring pas duelit të fituar ndaj McGregor, por që nga ajo kohë të dy sportistët kanë replikuar disa herë mes tyre, ndërkohë që tensioni është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Dhe një përballje e dytë mes tyre duket në horizont, duke qenë se edhe fitimi do të jetë shumë i madh, duke kaluar edhe shifrat e përballjes së 8 muajve më parë, në boks.

 

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Mayweather rikthehet aktiv, pasi edhe kur u tërhoq për herë të parë, në shtator të 2015-ës, ai pat deklaruar të njëjtën gjë, se nuk ka ndërmend të duelojë. Por përballë fitimit marramendës që pati nga duel me McGregor (arkëtoi 300 milionë dollarë) ai ndërroi mendje, gjë që mund ta përsëritë edhe tani, pavarësisht se luhet në fushën e kundërshtarit. “A keni dëshirë të më shihni sërish në ring? Nuk e di, gjithçka mund të ndodhë. Nuk e di nëse mund të rikthehem në ring apo kafaz, por po bisedojmë për një marrëveshje që kap shifrën e 1 miliardë dollarëve. Të shohim”, ka deklaruar Floyd Mayweather, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit. Kohët e fundit, kampioni amerikan i boksit është ngjitur në kafaz dhe ka postuar disa video, duke ngjallur reagimin e McGregor, duke nisur edhe mjaft replika mes tyre, ndaj fansat ëndërrojnë të shohin sërish një tjetër përballje mes dy kampionësh të sporteve luftarake.

 

Related posts

VAZHDON TË SHKRUAJË HISTORINË ME GËRMA TË ARTA/ Luiza Gega, atletja më e mirë e kontinentit. Ja vlerësimi

Delo.autor

Roger Federer: Herët a vonë do të humbisja, por mund ta fitoja finalen

Sadik.Autor

KAMPIONATI BALLKANIK NË “BODYBUILDING”/ Kosova fiton 4 medalje në Greqi

Delo.autor

Leave a Comment