Të tjera

Roger Federer: Herët a vonë do të humbisja, por mund ta fitoja finalen

Roger Federer ka humbur 2-1 në finalen e turneut Masters të Indian Wells, një humbje që sipas tenistit zviceran mund të ishte evituar.

Numri 1 në botë kishte dy topa për ta fituar ndeshjen në setin final, por i humbi ato, duke i dhënë mundësi rivalit argjentinas Juan Martin Del Potro të rikuperojë dhe fitojë ndeshjen në “tie break”. “Rikuperova edhe pse humba setin e parë, kisha mundësi ta fitoja ndeshjen por gabova, ky është sporti. Herët a vonë do ta humbisja një ndeshje këtë sezon, por jo këtë finale, pasi kisha mundësi që ta ngrija lart trofeun”, tha Federer.

Pavarësisht se humbi finalen, zvicerani qëndron numri 1 në botë, duke arritur të ruajë kreun. “Kjo nuk ka shumë rëndësi, unë luaj sepse argëtohem dhe kam objektivat e mi.

Zhvillova dy ndeshje të vështira dhe tani kam pak nevojë për kohë për të rikuperuar fizikisht. Dua të jem në formë për turneun e Majemit, ku jam sërish kampion në fuqi.

Zhvillova një turne të mirë dhe përgëzoj Del Potro për fitoren, një rival i fortë, që tregoi grintë. Shpresoj që këtë ritëm të ruaj edhe në turneun e Majemit”, deklaroi për mediat tenisti zviceran Roger Federer.

Tenistet Federer dhe Del Petro pas finales

Related posts

FORMULA 1/ Mbyllet epoka e Jean Todt, Emiri i Dubait zgjidhet në krye të FIA-s

Delo.autor

TENISTJA MAHNIT FANSAT/ Eugenie Bouchard gati të lërë sportin për modën

F.autor

BASKETBOLL VENDI/ Teuta tërhiqet nga Liga Unike, 24 orë para fillimit të turneut. Kritika organizatorëve

Delo.autor

Leave a Comment