Futboll

Mbappe: Di Maria meriton të jetë titullar ndaj Real Madrid

Sulmuesi i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe i ka thurur elozhe shokut të ekipit dhe ish-mesfushorit të Real Madrid Angel Di Maria pas ndeshjes së kupës ndaj Sochaux, ai gjithashtu foli për admirimin që ka për Cristiano Ronaldo-n.

Di Maria shënoi një tripletë për PSG teksa mposhti Soxhaux 4-1 në Coupe de France dhe 19-vjeçari rikujtoi edhe njëherë se sa i rëndësishëm është argjentinasi.

“Ne e dimë shumë mirë se sa i rëndësishëm Di Maria është për ne,” shprehet Mbappe. “Ai na lejon të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet.

“Ai meriton ta nisë si titullar ndeshjen ndaj Real Madrid në Champions League, por nuk jam unë trajneri.”

Mbappe gjithashtu diskutoi Ronaldo-n dhe beson se portugezi vazhdon të mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Ronaldo nuk është në rënie. Ai është një lojtar i madh dhe shpresoj që ai të qëndrojë i qetë ndaj nesh.

“Do të përgatitemi duke studiuar pikat e forta të Real Madrid. Dhe Cristiano është një nga ato.”

Related posts

ISH-ZËDHËNËS I “DJAJVE TË KUQ”/ Eladio Parames: Mourinho nuk e donte Pogba, por United e bleu për…

Isa.Autor

Celta-Barça, “Balaidos” është një stadium shumë problematik për miqtë

Sadik.Autor

“DERA IME DO TË JETË E HAPUR PËR ATA”/ Xhaka planifikon të ardhmen larg Arsenal-it

Delo.autor

Leave a Comment