Të tjera

Një virus pushton Olimpiadën, 1200 vetë përfundojnë në karantinë

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016” problemi quhej “Zika”, ndërsa në Olimpiadën dimërore “Peongchang 2018”, veprimtari që nis pas dy ditësh emri i problemit më të madh për organizatorët quhet “Norovirus”. Një virus që nuk është i rrezikshëm për jetën, por që provokon diare dhe të vjella të forta si dhe që shoqërohet me probleme në aparatin e tretjes. Kaq mjafton për të hedhur “KO” sportistët që do të garojnë, pasi kontakti me të mund të nxjerrë jashtë loje këdo. Ndaj alarm ii orëve të fundit është i madh: Kujdes nga virusi.

900 forca ushtarake sigurojne Olimpiaden pas virusit me personelin

Brenda pak ditësh ka shkuar në 86 numri i personave të prekur nga ky virus dhe deri më tani në asnjë rast nuk raportohet për sportistë. Por për të evituar çdo prolem dhe kontakt me sportistët, komiteti organizator ka vendosur që personelin e sigurisë dhe të mirëmbajtjes t’i dërgojë në karantinë. “Më datën 6 shkurt regjistruam 32 raste me virus, por sot janë regjistruar edhe 54 raste të tjera. Zona më problematike është “Odaesan Youth Center”, ndaj janë marrë masat e nevojshme. Nuk kemi asnjë problem me sportistët, që të kenë kontakt me norovirus”, thanë organizatorët.

Related posts

FORMULA 1/ Ross Brawn: Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës

Delo.autor

FORMULA 1/ Rivaliteti Mercedes-Red Bull, Hamilton tregon “përulësi”: Janë më të mirë

Delo.autor

FORMULA 1/ Russell zbulon të ardhmen: Jam në kontakt me Mercedes për të pilotuar makinën kampione

Delo.autor

Leave a Comment