Formula 1 Të tjera

McLaren shpreson të rikthejë Hamiltonin në Britani

Jo më kot thuhet se problemi i dikujt kthehet në shpresë për dikë tjetër. E njëjta gjë po ndodh me skuadrën McLaren, që beson në mundësinë që Lewis Hamilton të rikthehet tek britanikët, në rast se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Mercedes.

Kampioni në fuqi i Formula 1, nuk ka firmosur ende marrëveshjen e re me gjigantët gjermanë, edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga fillimi i testeve. Megjithatë ky fakt duket se nuk i shqetëson aspak drejtuesit e Mercedesit, të cilët janë shprehur se kanë rënë dakord me 33-vjeçarin dhe tashmë po zgjidhen vetëm disa teknikalitete të fundit.

Drejtori Ekzekutiv i McLaren, Zak Brown është shprehur për pilotin se i ka dyert e hapura në ish skuadrën e tij dhe beson se Lewis do të përshtatej mjaft mirë me këdo nga kolegët e tij tek ekipi britanik.

Marrëdhëniet midis McLaren dhe Hamilton u krisën për një farë kohe, gjatë periudhës kur në karrigen e drejtuesit qëndronte Ronn Denis, por pas daljes në pension të këtij të fundit, barrierat mes tij dhe skuadrës që i dhuroi çmimin kampion bote në vitin 2008, u rrëzuan.

Brown zbuloi se 33-vjeçari dhe aksionerët e markës britanike kanë marrëdhënie të mira, e për më tepër Lewis është mik i ngushtë i pronarit, Mansour Ojjeh dhe familjes së tij. Mbetet edhe pak ditë për të parë nëse miqësia mes tyre do të ndikojë në një rikthim të mundshëm të Hamilton tek ish skuadra e tij.

Related posts

Strategjia e gabuar ‘ndëshkon’ Daniel Godellin

Sadik.Autor

SKANDAL NË “NASCAR”/ Pilotët “harrojnë” garën, ja plasin grushtit mes pistës (VIDEO)

Delo.autor

“GJËJA MË E MIRË ËSHTË TË…”/ Anthony Joshua stërvitet me Mayweather para revanshit me Usyk

Delo.autor

Leave a Comment