Futboll Premier League Seria A

Monchi: Duhet të kishim marrë më shumë para për Salah

Drejtori i Roma-s monchi pranon se çmimi me të cilin shitën Salah te Liverpool mund të kishte qenë më i lartë, por insiston se mbajtja e yllit egjiptian nuk ishte një opsion.

Liverpool pagoi 42 milionë euro për Salah në qershor dhe Monchi pret që ajo shifër të shkojë në 50 milionë nëpërmjet bonuseve të ndryshme.

Por prapëseprapë, Monchi e di shumë mirë se shifra mbase ka qenë e ulët duke parë tranzicionin e pabesueshëm të Salah te Liverpool, me egjiptianin që ka shënuar 30 gola në 36 ndeshje për Të Kuqtë këtë sezon.

Spanjolli ka vënë në dukje ndryshimin e merkatos pas marrëveshjeve të Neymar dhe Mbappe me PSG, me Brazilianin që u ble për 22 milionë, ndërsa francezi do të blihet në fund të sezonit për 180 milionë.

“Mund të fitojmë 50 mln euro nga shitja e Salah me bonuset. Por atë moment duhet ta shisnim pasi ishte një ofertë e rëndësishme,” shprehet Monchi.

“Më pas erdhën transferimet e Neymar dhe Mbappe dhe gjithçka u kthye në rrëmujë. Por në atë kohë oferta ishte e mirë.

“Edhe tani mendoj se çmimi ishte më i miri që mund të kishim marrë për Salah pasi na dha mundësinë të bënim lëvizje të tjera.”

Related posts

Probleme për Milan, Allegri do me çdo kusht Romagnoli-n

Q.Autor

U largua nga Napoli, Sarri tregon arsyen: Kisha probleme me presidentin

Isa.Autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Shumë shpejt dokumentari me të gjithë të vërtetën, ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment