Futboll Premier League

Morata: Mourinho më udhëzoi të “vrisja” Diego Costa-n

Alvaro Morata ka pranuar se njëherë ka goditur Diego Costa-n në derbin e Madridit pas instruksioneve të Jose Mourinho-s.

Morata shpërtheu në arenën ndërkombëtare nën drejtimin e Mourinho-s te Real Madrid, duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me skuadrën e La Liga-s në 2010.

I etur për t’i bërë përshtypje trajnerit, spanjolli ka pranuar se i merrte shumë seriozisht fjalët e trajnerit të tij.

Alvaro Morata

Pas trajneri aktual i Manchester United i kishte thënë të luftonte gjatë debitë të tij të parë ndaj Atletico Madrid, ai ka zbuluar se ai ka bërë një ndërhyrje të ashpër me paramendim ndaj Costa-s.

“Mourinho ka karakter, ai kujdesej për lojtarët e rinj.

“Ai më dha kontratën e parë të madhe me Madrid dhe më tha që për të qenë i madh duhet të luftosh në jetë.

Alvaro Morata

“Nuk isha i fokusuar që në momentin e parë, isha 17 vjeç dhe stërvitesha për të bërë qejf jo për të qenë një lojtar i Madrid dhe për të mbështetur familjen.

“Në prag të ndeshjes në Calderon më tha se duhet të luftoja. Gati sa nuk vrava rëndë Diego Costa-n me një goditje brutale. Gjithsesi tani e kemi harruar atë incident dhe qeshim ke Costa-n kur e kujtojmë.”

Related posts

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Do të befasoheni si e presin Naingolanin tifozët e Interit (VIDEO)

Isa.Autor

“U KONFLIKTUA” ME ARBITRIN/ Gjobitet drejtori sportiv i Juventusit. Vjen vendimi edhe për Chiesa

Delo.autor

Leave a Comment