Champions League UEFA

Ronaldo mesazh tifozëve para ndeshjes ndaj PSG-së, kërkon përkrahje maksimale

Cristiano Ronaldo iu ka bërë thirrje tifozëve të Real Madridit t’i japin përkrahje të pakushtëzuar skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve. Ambiciet e Real…

Cristiano Ronaldo iu ka bërë thirrje tifozëve të Real Madridit t’i japin përkrahje të pakushtëzuar skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në Ligë të Kampionëve.

Ambiciet e Real Madridit për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve për herë të tretë më radhë përballen me një sfidë të madhe kundër liderit të Ligë 1, PSG-së, transmeton Express.

Reali do të jetë nikoqir i PSG-së në kuadër të ndeshjes së parë sonte me fillim nga ora 20:45.

Mesazhi i Ronaldos për tifozët para kësaj ndeshjeje: “Të mërkurën [sot] kemi një ndeshje shumë, shumë me rëndësi kundër një ekipi të madh. Ajo çka unë dhe bashkëlojtarët e mi kërkojmë është përkrahje e pakushtëzuar si gjithmonë dhe së bashku do të jemi më të fortë”.

Related posts

Tottenham kalon Interin/ Messi i magjishëm mposht i vetëm PSV

Isa.Autor

Juventus-Tottenham, kompanitë e basteve ‘zgjedhin’ fituesin

Q.Autor

“NË PJESËN E DYTË NA NDEROI KURAJO”/ Guardiola “SMS” Messit: Për 45 minuta mungoi ligësia, ndoshta edhe një…

Delo.autor

Leave a Comment