Champions League UEFA

UEFA nuk e fal, Real Madridi luan pa spanjollin ndaj PSG-së

Siç pritej, Dani Carvajal nuk do të jetë më 14 shkurt, në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kundër PSG-së, e vlefshme për 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve. UEFA ka konfirmuar sanksionet, duke mos pranuar pretendimet e Real Madridit, pasi Carvajal e detyroi të verdhën në ndeshjen kundër APOEL, në fazën e grupeve.

Carvajal tashmë e ka përmbushur një nga dy ndeshjet pezullim, kundër Borussia Dortmund, në sfidën e fundit të fazës së grupeve. UEFA e kishte cilësuar si karton të verdhë të marrë me dashje atë ndaj APOEL, për të plotësuar numrin e kartonëve dhe munguar në ndeshjen e fundit, ndaj Borussia Dortmund, që nuk kishte asnjë vlerë.

Për këtë arsye, lojtari u dënua me dy ndeshje pezullim, të dytën për mashtrim sportiv dhe që përkon me ndeshjen e parë ndaj PSG-së. Reali e apeloi këtë vendim, por UEFA e ka rrëzuar sot kërkesën, duke argumentuar se pamjet filmike tregonin qartë që Carvajal kishte vepruar në mënyrë të parregullt.

Related posts

Shorti ndaj Barcelonës, Conte harton strategjinë për të ndalur Messin

Q.Autor

Bayerni “tronditet” para ndeshjes me Real Madridin

Sadik.Autor

SUPER Ibrahimi ngre peshë tetovarët, Shkëndija në avantazh ndaj Sherif Tiraspolit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment