Formula 1 Të tjera

Organizatorët kundër kontratës me F1, gara e Azerbajxhanit në rrezik

Gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 rrezikon të mos zhvillohet. Qeveria e Bakut është shprehur se nuk është e gatshme të nënshkruajë marëveshjen e re me Liberty Media, pronarja e re e këtij sporti, me kushtet e kësaj të fundit. Në Baku është zhvilluar gara e parë e Formula 1 në rrugët qytetase në vitin 2016, pas një kontrate të negociaur me ish-pronarin e Formula 1, Bernie Ecclestone. Këtë javë, Ministri i Sportit të Azerbajxhanit, Azad Rahimov, ka një takim me presidentin e Liberty Media, ku do të diskutojë për këtë çështje.

Kur duhen edhe 3 muaj nga gara e Azerbajxhanit, duhet t’i japim një përgjigje Formula 1 për zhvillimin apo jo të garës, për të rinovuar kontratën edhe për 5 vite të tjera, deri në vitin 2025. Kontrata që kemi tani është e papranueshme dhe këtë gjë mendoj se e dinë edhe drejtuesit e rinj. Po flasim për një seri kushtesh të tjera komerciale dhe sponsorizimi, për çmimin që paguajmë etj. Por besoj se si ne ashtu dhe Liberty Media kemi dëshirë që gara të vijojë të zhvillohet këtu”, tha Rahimov për mediat. Gara e Çmimit të Madh Azerbajxhanit do të zhvillohet më 29 prill.

Related posts

E BUJSHME/ Khabib: Sulmi i autobusit nga McGregor ishte organizuar nga UFC-ja

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari “fiket” në kualifikuese, Hamilton niset i pari në Hockenhaim

Delo.autor

NJË VIT NGA OLIMPIADA/ Zbulohen medaljet e “Tokio 2020” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment