Futboll Seria A

Roma gjen zëvendësuesin e Alisson!

Porta e Romës ka qenë e sigurt në këtë sezon, pasi i është besuar portierit brazilian Alisson, por drejtori sportiv i verdhekuqve Monchi po merr masa për të gjetur zëvendësuesin e tij, teksa janë shtuar zërat se numri 1 do të largohet nga “Olimpico” pas Kupës së Botës 2018. Paraqitjet e Alisson ka bërë që ai të përfundojë në “radarët” e klubeve të mëdha si Liverpool, Real Madrid dhe Paris SG, kësisoj e ardhmja e tij mbetet në udhëkryq.

Image result for Marko Johansson

Në këtë kushte, verdhekuqtë kanë nisur të interesohen për portierin 20-vjeçar nga Suedia, Marko Johansson, i cili është në pronësi të Malmo, por aktualisht është i huazuar te Trelleborg. Menaxheri i lojtarit ka qenë në Itali, pak ditë më parë, pikërisht për t’u takuar me Monchi, i cili do t’ia kthejë vizitën muajin e ardhshëm kur do të shkojë në Suedi për të firmosur me Johansson. Gjithashtu, edhe Napoli është i interesuar për portierin e talentuar, sepse edhe atyre i duhet një zëvendësues për Pepe Reina.

Related posts

“TIRANA LUFTON ÇDO VIT TROFE”/ Flet Zëdhënësi Nikolli: Kemi marrë lojtarë të mirë, pasi…

Delo.autor

BESIMI NË EKIP/ Minuta të plota që nga starti i kampionatit, Partizani ka dy lider të vërtetë në ekip

Delo.autor

DAVIES-BAYERN LUFTË TOTALE/ Agjenti i kanadezit shpërthen pas ultimatumit: Është e pa drejtë

F.autor

Leave a Comment