Bundesliga Futboll Sport

“DUHEJ TË SHKONTE NË TUALET”/ Nagelsmann zbulon episodin e pabesueshëm që solli golin e katërt të Lewa-s

Benjamin Pavard është zëvendësuar pak minuta para fundit të ndeshjes së Bayern kundër Wolfsburg të premten në mbrëmje.

Një zëvendësim që nuk ishte i parashikuar, sepse Julian Nagelsmann donte të zëvendësonte Musiala, por ka qenë i detyruar të ndryshojë planet për shkak të largimit të papritur nga fusha të Pavard.

Trajneri ka zbuluar çfarë ka ndodhur:

“Benji ka ardhur te stoli dhe më ka thënë në frëngjisht se duhej të shkonte në banjë. Ose të paktën kështu e kam kuptuar”, ka thënë Nagelsmann.

“Ka luajtur edhe 15 sekonda të tjera dhe, kur topi ishte nga ana tjetër e fushës, ka shkuar me vrap në dhomat e zhveshjes. Kur kam parë se nuk po kthehej, i kam thënë arbitrit të katërt se do ta ndryshonim zëvendësimin dhe gjërat kanë shkuar mirë”.

Musiala ka qëndruar në fushë dhe ka dhënë asistin për golin e Lewandowski-t, që ka fiksuar shifrat në 4-0.

Related posts

JUVENTUSI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin e tij të parë Moise Kean (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO I SHQIPËRISË/ Gerrard flet për TALENTIN: Është një lojtar i shkëlqyer

Isa.Autor

DUAN SUKSES/ Parma kërkon sulmues, ëndërron të formojë një treshe të frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment