Të tjera

Plus 2.8 milionë dollarë për të zgjidhur problemin në transport

Organizatorët e lojërave olimpike dimërore “Pyeongchang 2018” kanë thënë të hënën se do të shpenzojnë 2.77 milionë dollarë shtesë në tentim për të zgjidhur problemet me transport në Lojërat Olimpike.
Drejtori i përgjithshëm për transport në Komitetin Organizativ të “Pyeongchang 2018”, Kang Hee-up, u ka thënë gazetarëve se kërkesat në sistemin e autobusëve janë dukshëm më të mëdha se që ka burime.

“Ne kemi përgatitur me përpikëri sistemin e transportit, por është e vërtetë se ka disa probleme, ndërsa jemi duke u marrë me këto dhe kërkojmë falje. Më lejoni të them këtë. Ne kemi resurse të limituara dhe po ashtu ka pasur zona malore në Pyeongchang dhe mungesë të infrastrukturës në këtë rajon, që ishin të gjithë faktorët me të cilët është dashur të përballemi. Ne jemi përgatitur plotësisht, por tash disa gjëra kanë tejkaluar kapacitetin që kemi, por do të bëjmë maksimumin për të rritur resurset që të kënaqim gjithë klientët”, ka thënë Kang, shkruan Koha Ditore.

Pas disa vonesave për pasagjerët, organizatorët e Lojërave në Pyeongchang kanë konfirmuar se do të rrisin buxhetin për të angazhuar më tepër autobusë për të përmbushur kërkesat.

Related posts

FORMULA 1/ Lewis Hamilton më i shpejti në Spanjë, siguron “pole position” nr.100 në karrierë

Delo.autor

TRAGJEDI NË SPORT/ Qëllohet me armë në kokë atleti ekuadorian, fitues i medaljes së bronzit në botëror

Delo.autor

FORMULA 1/ Shefi i skuadrës Mercedes, Wolff: Rekordet e Schumacher në një epokë tjetër, Lewis nuk…

Delo.autor

Leave a Comment