Të tjera

VOLEJBOLL/Shqipëria mposht 3-0 Kosovën në miqësoren e femrave

Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore të luajtur në Gjakovë, sfidë e organizuar nga Federata Kosovare e Volejbollit, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së shtetit fqinj. Kjo sfidë u zhvillua në pallatin e sportit “Shani Nushi”, aty ku volejbollistet kuqezi arritën një fitore të merituar ndaj rivaleve vendase.

Të trija setet e dominuan nga kombëtarja e trajnerit Altin Martiri, që pati mundësi të testojë disa nga volejbollistet kandidate të kombëtares. Lojtaret kuqezi u shkëputën që në pikët e para të çdo seti dhe e thelluan diferencën me kalimin e minutave, duke e merituar fitoren dhe përsëritur suksesin e 3 muajve më parë, ku Shqipëria fitonte miqësoren me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Këtë vit, kombëtarja shqiptare e volejbollit do të marrë pjesë në disa evente ndërkombëtare, si Liga e Europës, Lojërat Mesdhetare dhe eliminatoret e Kampionatit Europian, ndaj këto sfida janë një test i mirë për stafin kuqezi. Të pranishëm edhe drejtuesit e FSHV-së, që ndoqën nga afër ndeshjen miqësore, ndërkohë që po sot do të luajnë edhe ekipet kombëtare për meshkuj.

Related posts

Albin Tahiri zhvillon garën e fundit të enjten

Q.Autor

FORMULA 1/ Zyrtare, Hamilton humbet shokun e besuar të skuadrës sezonin e ardhshëm

Delo.autor

PRITET TË JENË SPEKTAKOLARE/ Formula 1 zbulon të ardhmen, ja si duken makinat e sezonit 2022… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment