Futboll

Protesta ndaj UEFA-s e qytetarëve të Korçës, e provuan edhe ta të Fenerbahche-s

Në Korçë qytetarët e këtij qyteti mbajtën dje një protestë kundër UEFA-s për çështjen e klubit të Skënderbeut, ku rrezikohet një pezullim prej 10 vitesh nga çdo kompeticion europian.

 

Qytetarët jo vetëm i dhanë mbështetje publike klubit por edhe nënshkruan një peticion për UEFA-n. Por a do të mjaftojë kjo për të shpëtuar klubin nga dënimi?

Përgjigje kësaj pyetje mund t’i japë vetëm UEFA, por ne ju sjellim rastin analog kur kjo mënyëa nuk ka funksionuar, por gjithsesi shpresojmë të funksionojë këtë herë për të mirën edhe të futbollit shqiptar.

Në vitin 2013, pas përfshirjes në skandalin e manipulimit të ndeshjeve të klubit të Fenerbahçes, UEFA vendosi të përjashtonte këtë të fundit për dy sezone nga pjesëmarrja në aktivitetet europiane.

Njëjtë siç vepruan mbështetësit e Skënderbeut, vepruan edhe mijëra mbështetës të Fenerbahche-s që dolën në rrugët e Stambollit për të treguar qëndrimin e tyre duke e cilësuar padrejtësi të ndërkombëtarëve vendimin e UEFA-s

Mbështetësit e ekipit turk organizuan protesta dhe në Gjermani, por edhe në Nyon të Zvicrës para zyrave të UEFA-s.

Protestat nuk ndryshuan asgjë në përceptimin që kishte krijuar ky institucion për çështjen e manipulimit të ndeshjeve dhe përfshirjen e klubit, ndaj dënimi u la në fuqi nga Komisioni i Apelit dhe më pas u ratifikua edhe nga CAS i Lozanës.

Related posts

U PRIT ME “SKEPTICIZËM”/ Klopp: Shaqiri nuk është gati për të zënë vendin e ish-yllit të ekipit…

Delo.autor

Mbrojtësi i Juventus refuzon Dortmundin dhe Kinën…

Sadik.Autor

Chelsea, Sarri zbulon “pengun” më të madh…

Sadik.Autor

Leave a Comment