Futboll La Liga Sport

TALENTI PORTUGEZ HABIT EUROPËN/ Zidane “marroset” pas 19-vjeçarit, ja shifra e pabesueshme

Jadon Sancho: ky është emri që ka habitur Europën këtë sezon, ashtu si Joao Felix, ndaj në verë do të jetë një ankand gjigant dhe priten transferime për shifra të pabesueshme.

Në moshën 19-vjeçare, sulmuesi anglez ka luajtur në 39 ndeshje zyrtare me verdhezinjtë e Bundesligës, ka shënuar 12 gola dhe dhënë 18 asiste.

Me këto statistika impresionuese, sulmuesi anglez është vënë në shënjestrën e Real Madridit, sepse është një nga kërkesat e Zidane, sipas mediave në Spanjë.

Sancho ka kontratë me Borussia Dortmund deri më 30 qershor 2022, kështu që duhet të ketë negociata mes klubeve dhe kjo nuk duket e lehtë, pasi të mëdhenj të tjerë, si Barça, PSG dhe Manchester United, tashmë kanë trokitur për talentin e Anglisë.

Tabloidi gjerman “Bild” siguron se Borussia Dortmund do të pranojë të negociojë për një ofertë që fillon nga 180 milionë euro, jo më pak!

Related posts

TER SHTEGEN NUK DURON DOT/ Acarohet keq pas simulimit të Luis Suarezit (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Cavani e do me çdo kusht, Manchester United nis misionin për “Mister” 150 milionësh

Delo.autor

RINOVIM OSE LARGIM/ Zbulohet ultimatumi i Interit për titullarin. PSG dhe Atletico “fërkojnë duart”, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment