Futboll La Liga

Real Madrid, duhen €100 mln për objektivin Salah

Real Madrid në sulm për Mohamed Salah, ish-sulmuesin e Fiorentinës, Romës dhe që tashmë po shkëlqen në Premier League me skuadrën e Liverpool. Egjiptiani u transferua te “Të kuqtë” në merkaton e verës së kaluar për shumën e 42 milionë euro plus 8 milionë të tjera në bonuse. Pas një fillim sezoni të shkëlqyer, të shoqëruar edhe me realizimin e plot 21 golave vetëm në Premier League, vlera e sulmuesi të Liverpool tashmë është dyfishuar, të paktën sipas raportimeve nga media spanjolle “Don Balon”.

Imazh i ngjashëm

Portali sportiv spanjoll konfirmon se interesimi i klubit “Los Blancos” tashmë është serioz dhe konkret, me presidentin Florentino Perez, që për të blerë egjiptianin nga Liverpool, duhet të paguajë gjatë merkatos së verës së ardhshme të paktën 100 milionë euro te klubi anglez. Skuadra e Jurgen Klopp vetëm pak ditë më parë shiti yllin brazilian Coutinho, që u transferua te Barcelona për shumën rekord të 160 milionë euro.

Related posts

REAL MADRID MERR LAJMIN E KEQ/ Pas yllit Benzema, një tjetër futbollist infektohet me Covid-19. Ja emri…

Delo.autor

ICARDI UDHËTON NË BARCELONË/ Gjen një pretekst për të mos luajtur me Interin

Delo.autor

TIRANA ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Halili nxiton për stadiumin modern. Ja kostot e abonimeve për sezonin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment