Futboll Sport

NGA EFEKTI ERIKSEN TEK FORMA/ Rrugëtimi në Kampionatin Europian, 8 sekrete rreth kombëtares së Danimarkës

Danimarka është bërë ekipi i dytë i të gjithëve për mënyrën e jashtëzakonshme se si lojtarët u bashkuan pas arrestit kardiak që i ndodhi Kristian Eriksenit gjatë ndeshjes së tyre të hapjes kundër Finlandës.

Por, Garet Sauthgejt do të dijë për aspektet emocionale, sepse danezët paraqesin një kërcënim në gjysmëfinalen e së mërkurës në “Wembley”.

Lojtarët e Danimarkës jo vetëm kanë shënuar 10 gola në tri ndeshjet e tyre të fundit, por kanë shumë përvojë në ligat më të mira europiane, pa harruar që kanë qenë kampionë të Europës në vitin 1992, një “detaj”, me të cilin Anglia nuk mund të pajtohet lehtë, pasi nuk e ka fituar kurrë turneun.

1. SI DO TË RRESHTOHEN DANEZËT?

Ata favorizojnë një prapavijë me tre mbrojtës me kapitenin Simon Kjaer të përkrahur nga qendërmbrojtësit e Premier Ligës, Andreas Kristensen i Çelsit dhe Janik Vestergaard i Sauthempton.

Në një 3-4-3, ata kanë një digë mesfushorësh luftarakë të përbërë nga Tomas Dilenej dhe Pier-Emil Hojbjerg dhe nuk e kanë problem ta luajnë topin e gjatë për sulmuesin Kasper Dolberg, i cili ka vrapues të aftë në të dy anët e tij siç janë Martin Brethuait dhe Mikel Damsgard.

Nëse trajneri Kasper Hjulmand dëshiron edhe më shumë ritëm në sulm, Jusuf Poulsen është një alternativë tepër e vyer. Mbrojtësi i krahut Joakim Mehle nga Atalanta pëlqen të zbresë përpara dhe prodhoi një asistim të shkëlqyeshëm kundër çekëve.

2. LIDHJET ME ANGLINË

Hojbjerg luan së bashku me Herri Kejn për Totenhemin, teksa portieri Kasper Shmaikëll sapo ka ndihmuar Lesterin të fitojë Kupën FA. Kristensen ka fituar Ligën e Kampionëve me Çelsin ndërsa Brethueit dikur luante me Midëllsbroun (2 sezone).

Vestergard (Sauthempton) dhe Joakim Andersen (i huazuar te Fulhemi nga Lioni) kanë luajtur në Angli gjatë sezonit të kaluar. Jonas Losl dhe Mathias Jorgensen e kanë bërë këtë më parë me Hadërsfilldin.

Andreas Kornelius dikur militonte te Kardifi, ndërkohë që Kristian Norgardi dhe Matias Jenseni luanin për Brentfordin. Takimi i fundit midis Anglisë dhe Danimarkës përfundoi në një fitore 1-0 për danezët në tetorin e kaluar kur Eriksen shënoi penalltinë fituese dhe Herri Muguajer u përjashtua me karton të kuq.

3. EFEKTI ERIKSEN

Fotoja e lojtarëve të Danimarkës që formojnë një rreth rrotull Eriksenit për t’i dhënë atij një farë dinjiteti, ndërsa po merrte ndihmën e parë në fushë në Kopenhagen do të mbahet mend përgjithmonë. Kalvari i tij ka frymëzuar ecurinë e tyre në këtë Europian.

4. KUJDES NGA …

Dolberg është një pykë e fortë dhe i talentuar teknikisht në ngjashmëri me Kejnin. Ish-sulmuesi i Ajaksit tashmë ka shënuar tri herë në “Euro”. Anësori Damsgard mbushi 21 vjeç në fitoren e së shtunës kundër Ukrainës dhe ka magji. Ai është më i rëndësishmi për vendin e tij në mungesë të Eriksenit.

Mbrojtësi i krahut të majtë me të djathtë Mehle ka qenë një nga lojtarët më të mirë në këtë turne pas një sezoni të shkëlqyer te Atalanta në Serinë A.

5. LOJTARË KYÇË

Danimarka fitoi Kampionatin Europian në vitin 1992 me Peter Shmajkëll në portë, teksa djali i tij Kasper siguron një pengesë tjetër të frikshme tri dekada më pas.

Mbrojtësi Kjaer, siç tregoi gjatë incidentit të Eriksenit se është një udhëheqës frymëzues dhe çifti i mesfushës së Delenei-Hojbjerg janë dy mesfushorë cilësorë. Në mungesë të Eriksenit, anësori emocionues i Sampdorias, Damsgaard është i aftë të spërkasë magji në lojën e danezëve.

6. SUPERSTICION

Menaxheri Hjulmand veshi bluzën e tij me zinxhir për fazat e fundit të fitores kundër Çekëve pavarësisht nxehtësisë së madhe në Baku. Më pas ai tha me një buzëqeshje: “Kjo bluzë do të jetë me mua në ‘Wembley’”.

7. FORMA

Danimarka hyri në “Euro 2020” në formë të jashtëzakonshme, duke humbur vetëm dy herë në 28 ndeshje. Ata më pas humbën dy ndeshjet e tyre të para në grup – 1-0 ndaj Finlandës në një ndeshjen e shoqëruar nga tronditja e incidentit të Eriksenit dhe 2- 1 ndaj Belgjikës, pavarësisht një paraqitjeje inkurajuese.

Por, që atëherë danezët i shënuan nga katër herë Rusisë dhe Uellsit para se të arrinin një fitore të vështirë 2-1 ndaj Republikës Çeke në çerekfinale.

8. REZULTATET E KALUARA

Për herë, në aspektin e futbollit, historia është në anën e Anglisë. Këto dy kombe janë përballur me njëra-tjetrën 22 herë, me Anglinë që ka dalë fituese në 13 prej tyre.

Danimarka ka dalë faqebardhë vetëm katër herë, ndërsa pesë ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim. Danimarka megjithatë do të marrë besim nga fakti që ata mundën Anglinë në “Wembley” herën e fundit që luajtën me njëra-tjetrën, pavarësisht se në fushë ishte ende Erikseni që shënoi golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi kualifikohet duke eleminuar modestët e Valletas

Isa.Autor

“MANAJ SI NË ËNDËRR”/ Kryqëzon gishtat për debutimin. Ja si mund të luaj Barça me shqiptarin titullar

Delo.autor

NË ITALI HEDHIN HIJE DYSHIMI/ Kriza ekonomike, Barcelonën nuk e lejon shteti për Lautaron

Delo.autor

Leave a Comment