Futboll Premier League

Courtois: Zemra ime është në Madrid

​Thibaut Courtois ka folur për mundësinë e largimit nga Chelsea dhe kalimit në Real Madrid

Portieri belg, Thibaut Courtois ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij, pasi kontrata me Chelsean skadon në vitin 2019.

Belgu po kërkohet me ngulm nga Real Madrid, skuadër kjo që po e përcjellë atë që një kohë të gjatë.

Courtois gjatë një interviste për Foot Magazine, ka thënë se familja e tij jeton në Madrid, aty ku është edhe zemra e tij.

“Real Madrid? Situata ime është e lidhur me qytetin e Madridit. Dy fëmijët e mijë jetojnë atje me nënën e tyre. Flas me vajzën time çdo ditë në Facetime. Djali është i vogël për të komunikuar ashtu”, tha fillimisht Courtois.

“Sa herë që kam mundësi udhëtojë drejtë Spanjës. Nuk është e lehtë. Po, zemra ime është në Madrid. Është logjike dhe e kuptueshme”.

Pavarësisht kësaj, Courtois tha se ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes dhe për momentin është i fokusuar vetëm në Chelsea.

Related posts

Largimi i Zidane nga stoli i Realit, “The Sun” zbulon arsyen

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Mema: Janë provokatorë, rezultati ndikon ndaj… Anglisë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Klasifikimi në Serie A: Kjo është renditja e 10 skuadrave më të pasura

Isa.Autor

Leave a Comment