Futboll

Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Holandës

Futbolli holandez është duke kaluar momentin më të keq dhe rikthimi mes më të mirave të futbollit do të nisë pasi skuadra ti besohet trajnerit Ronald Koeman.

Mediat vendase konfirmojë se ish-trajneri i Everton do të zyrtarizohet së shpejti në stolin e kombëtares së ‘tulipanëve’, duke marrë vendin e Dick Advocaat. Federata holandeze ka marrë dakordësinë e trajnerit, ndërsa tani janë duke u diskutuar teknikalitetet.

Holanda ka humbur dy eliminatorët e fundit, fillimisht evropianin e Francës së vitit 2016 dhe Botërorin e Rusisë, që zhvillohet këtë verë. Ndërkohë në Ligën e Kombeve Holanda është shortuar në një grup ‘ferri’ me Gjermaninë dhe Francën.

Related posts

Everton-City, miqtë duan fitoren dhe hakmarrjen

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Tifozi i vogël “kuqezi” prek zemrat, me lot në sy pas golit të Polonisë në “Air Albania” (VIEEO)

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME TË MERKATOS SË PARTIZANIT/ “Demat e Kuq” në bisedime me 3 emra “big”

Delo.autor

Leave a Comment