Bundesliga Futboll

Rummenigge jep alarmin: Futbolli gjerman po dëmtohet!

Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka shprehur shqetësimin e tij për të ardhmen e futbollit gjerman në Evropë dhe për rënien e Bundesligës.

“Aktualisht kemi mundësi të përfaqësohemi me katër skuadra në Champions League. Gjithsesi, nëse do të kemi të njëjtën ecuri si kohët e fundit rrezikojmë të kalojmë nga 4 me 2 klube në Champions League. Kjo do të dëmtonte futbollit gjerman dhe duhet parandaluar”, ka paralajmëruar 62-vjeçari në një prononcim për median gjermane.

Aktualisht, Bundesliga është në vendin e 9-të në renditjen e UEFA-s pas Austria dhe Qipros, teksa vetëm Bayern Munchen është kualifikuar në fazën me eliminim direkt të Champions League. Ndërsa në Europa League, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë ende në garë.

Spanja, Anglia dhe Italia janë aktualisht para Gjermanisë dhe të përfaqësuara nga disa skuadra në Evropë.

Edhe trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Loew ka dhënë alarmin për paraqitjet e dobëta të klubeve gjermane në kompeticionet evropiane: “Duhet të jemi të kujdesshëm pasi kjo nuk është rruga e duhur për ne”.

Related posts

TRAGJEDI NË BOTËN E FUTBOLLIT/ 23-vjeçari pëson atak kardiak gjatë seancës stërvitore

Delo.autor

Prapaskena/ Ibrahimovic: Refuzova 100 milionë nga Kina, nuk mjatonin!

Sadik.Autor

JUVENTUS THYEN ARKËN PËR DYBALA/ Vjen super oferta për rinovim, pritet vedimi i yllit argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment