Futboll Seria A

Sampaoli e grumbullon kundër Italisë, Inter përgatit vizitat mjekësore

Inter po kalon një situatë të vështirë, veçanërisht pas humbjes së pësuar të shtunën në mbrëmje kundër Genoa-s, që ka komplikuar akoma më shumë rrugën drejt kthimit në Champions League. Por Inter i së ardhmes po vazhdon të marrë formë. Goditja e parë mund të konsiderohet e mbyllur. Në fakt, falë udhëtimit të bërë nga Piero Ausilio pak javë më parë dhe falë kontakteve të vazhdueshme të Javier Zanetti-t, zikaltrit kanë siguruar Luataro Martinez, duke mposhtur konkrurrencën e Atletico Madrid. Milanezët do të shpenzojnë 20 milionë euro për kartonin e tij, plus 10% të shumë që do të përftohet nga shitje e mundshme në të ardhmen.

Pasi ka realizuar tre gola kundër Huracan, para syve të drejtorit sportiv të Inter, 20-vjeçari ka dhënë një asist dy ditë më parë për golin e tretë të realizuar kundër Lanus, teksa në shkallët e stadiumit ka qenë i pranishëm trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli. Sipas “Corriere dello Sport”, ish-trajneri i Sevilla ka vendosur ta grumbullojë Martinez për miqësoret që “Albiceleste” do të zhvillojë në mars, kundër Italisë (24) dhe Spanjës (27). Plani i klubit zikaltër është që ta shfrytëzojë këtë udhëtim në Europë të bardhekaltërve për të zhvilluar vizitat mjekësore të sulmuesit.

Related posts

NDËSHKOI CHIESAN ME KARTON TË KUQ NJË JAVË MË PARË/ Gjyqtarit italian i ndodh e papritura në stadiumin e Fiorentinës

Delo.autor

GRANIT XHAKA GJITHNJË E MË LARG ARSENAL/ Postimi i fundit i mesfushorit shqiptar “çmend” tifozët (FOTO)

Delo.autor

Ancelotti në prag zyrtarizimit te Napoli nis punën për të ofruar futbollistët e epokës së tij

Sadik.Autor

Leave a Comment