Formula 1 Të tjera

Bottas: Askush nuk është i pamposhtur edhe unë për titull

Piloti finlandez Valtteri Bottas, një javë para fillimit të testeve dimërore në Formula 1, ka deklaruar se këtë sezon do të garojë jo më thjesht për të fituar ndonjë garë, por për të fituar titullin kampion. Për të është momenti për të bërë hapin e madh dhe për të dueluar pikërisht me shokun e skuadrës Lewis Hamilton, që është kampion i botës në fuqi. “Kam mësuar shumë nga sezoni i kaluar, që është pika e referimit për sezonin e ri. Njerëzit me të cilët punova gjatë vitit të kaluar më ndihmuan për t’u rritur si pilot, ndaj tani ka ardhur momenti për të dueluar për objektivin më të madh të karrierës time, titullin kampion”, tha Bottas.

Ndihem gati për këtë sfidë të re”, u shpreh më tej piloti finlandez, që konfirmon se Hamilton do të jetë rival ii tij kryesor. “Lewis është i fortë, madje shumë dhe në disa raste ka treguar se është i paarritshëm. Duhet të punoj shumë për ta arritur, por besoj se askush nuk është i pamposhtur, ndaj do të përpiqem ta mund”, tha më tej Bottas. “Këtë vit ka për të qenë një garë e fortë, pasi edhe Ferrari, Red Bull apo edhe McLaren mund të duelojnë për fitore në çdo garë. Por unë besoj te Mercedesi, që ka përgatitur sërish një makinë të shpejtë. Jemi përmirësuar edhe më shumë për të patir një makinë kampion, ndaj besoj te titulli kampion”, u shpreh Bottas.

Related posts

“ATLETI MË I MIRË I VITIT 2021″/ IAAF shpall 10 finalistët, mungon kampioni olimpik i 100 metrave

Delo.autor

COVID-19/ Omicron edhe në NBA, më shumë teste dhe stadiumet në kapacitet 50%

Delo.autor

NBA/ 50 pikët e Durant nuk u mjaftojnë Warriors, fitojnë Houston dhe Toronto

Q.Autor

Leave a Comment