Kategoria Superiore Shqipëri

Shoqata e Arbitrave kërkon dënimin e Duros. Reagon trajneri: Maskarallëku i tyre…

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Federatë Shqiptare të Futbollit, Shoqata e Arbitrave ka reaguar për sulmet e trajnerit të Flamurtarit, Shpëtim Duro duke i quajtur ato si sulme denigruese.

“Deklarata të tilla, nuk i shërbejnë aspak garës dhe në përgjithësi lojës se futbollit”, shkruan Shoqata e Arbitrave në reagimin e saj. Pas këtij lajmi i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Duro.

JA DEKLARATA E PLOTË:

Duke marrë marre shkas nga një prononcim i trajnerit të Flamurtarit Shpëtim Duro, në  mediat sportive, Shoqata e Arbitrave, reagon ashpër në lidhje me këtë deklaratë denigruese të trajnerit të Flamurtarit. Në citimet e tij në daljen publike, cënohet integriteti i anëtarëve të kësaj shoqate dhe për më tepër, kur personat e përmendur janë dy arbitra të FIFA-s. Deklarata të tilla, nuk i shërbejnë aspak garës, dhe në përgjithësi, lojës së futbollit.

“Është e disata herë, që trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro, përdor një gjuhë dhe fjalor ofendues në adresë të arbitrave dhe kjo sjellje, duhet të ishte pjesë e komisioneve përkatëse. Ne kemi shpresuar në një reflektim personal të z.Duro, por që nuk ka mbërritur, për më tepër është rënduar sulmi verbal i tij karshi arbitrave. Askush nuk mund ti japë të drejtë vetes të ofendojë një zyrtar ndeshjeje (në rastin konkret, arbitrave), edhe në rastet kur këto gabojnë në vendimarrjet e tyre në fushën e lojës. Është komisioni i vlerësimit, i cili bën vlerësimin e vendimeve të arbitrit, vendime të cilat në shumë raste edhe kur personi në fjalë i ka kontestuar, ato kanë qenë konform rregullores së lojës.

Shoqata e Arbitrave “BASHF” edhe një herë kërkon nga të gjithë aktorët e lojës së futbollit, që të ketë sa më shumë fair–play, jo vetëm në fushë ndërmjet lojtarëve, por, edhe nga zyrtarët e ekipeve. Ata duhet të tregojnë një sens mirëkuptimi, në adresë të vendimeve të arbitrave të cilët gjatë gjithë lojës mbajnë mbi vete tensionin e ndeshjes, presionin e lojtarëve, të spektatorëve dhe të gjithë atyre që ndjekin një ndeshje futbolli.

Për rastin në fjalë, shoqata kërkon me forcë nga komisionet përkatëse, të mbahet një qëndrim konform rregulloreve të disiplinës, sepse deklarata të tilla, prishin jo vetëm imazhin e figurës së arbitrit, por krijojnë nëpër shkallët e stadiumeve, një klimë jo miqësore e cila krijon premisa për situata të pa pëlqyeshme për një ndeshje futbolli”,- përfundon reagimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF).

REAGIMI I TRAJNERIT SHPËTIM DURO: 

“Në 20 vitet e fundit nuk kam marrë asnjë dënim si trajner profesionist. Mesa duket duan ta çojnë maskarallëkun deri në fund”, – ka thënë shkurtimisht Duro për “Panorama Sport” pak minuta më parë. Kujtojmë se Shoqata e Arbitrave ka vepruar me dy standarte ndër vite, pasi në të kaluarën ka pasur akuza edhe më të forta për gjyqtarët nga presidentë klubesh dhe çuditërisht ka heshtur.

Related posts

VESELI LARGOHET NGA EMPOLI/ Mbrojtësi i kombëtares transferohet në Turqi tek…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Katastrofë “Kuqezi”. Pas një asist nga Sterling, Kane ndëshkon Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

FLAMURTARI-TEUTA/ “Vlonjatët” synojnë fitoren për të dalë nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment