Futboll La Liga

Zidane: Ronaldo? Është më i motivuar se kurrë më parë!

Edhe pse një shifër prej 20 golave në total kur ka kaluar vetëm gjysma e sezonit aktual nuk është aspak e keqe, për Cristiano Ronaldon natyrisht është një rënie në numrin e tij të zakonshëm të golave, gjë që ka bërë që ai të kritikohet.
Megjithatë, Zinedine Zidane beson se kjo vetëm sa do ta bëjë numrin 7 të Real Madridit më të përkushtuar për të dëshmuar se ende është lojtar elitar, transmeton Express.

“Mbase për shkak të kësaj [mungesës së golave], ai është më i motivuar më shumë se kurrë më parë dhe i etur për të treguar se çfarë mund të bëjë”, ka thënë trajneri i Real Madridit sot gjatë një konference për media.

“Ai gjithmonë e ka dëshmuar veten dhe është treguar në ndeshjet e mëdha”, ka shtuar ai.

Related posts

“U SËMURA DUKE PARË LAJMET”/ Batuta e Mançinit krijon polemika, trajneri kërkon ndjesë: Nuk kisha atë qëllim…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ronaldo i përgjigjet Iscos: E vërtetë, s’mund të qani për largimin tim

Isa.Autor

“THUMBON” TRAJNERIN E ARSENAL/ Guardiola: Të shohim se kush është mësuesi dhe kush nxënësi…

Delo.autor

Leave a Comment