Futboll La Liga

Simeone “kërcënon” natën speciale të Allegri-t, trajneri i dytë më i mirë në Europë

Sot do të jenë 200. Dyqind ndeshje në drejtim të Juventus, nga ajo verë e 2014-ës deri në mbrëmjen e sotme. Një ndeshje, ajo kundër Fiorentina-s, që do të ketë një shije të veçantë për Massimiliano Allegri-n, i cili është në kërkim të titullit të katërt radhazi në Serinë A. Është pritur keq dhe me shumë skepticizëm, por tanin gjithçka ka ndryshuar. Sot, ai është udhëheqësi i padiskutueshëm i bardhezinjve, të cilët do të shkojnë në “Franchi” jo vetëm për të mundur një rivale historike, si Fiorenatina, por edhe për të kaluar Napoli-n në renditje dhe për të shtuar presionin ndaj ekipit të Sarri-t.

Pa u shpërqendruar (nëse është e mundur) nga Tottenham dhe 1/8-at e Champions League, për të cilën do të mendohet duke filluar nga dita e nesërme. Ata që mund të prishin këtë mbrëmje të veçantë të Allegri-t janë Federico Chiesa dhe “Cholito” Simeone, i cili nuk fal kur shikon Juventus-in (dygolëshin e parë në Itali e ka realizuar pikërisht kundër tyre, në nëtorin e 2016-ës me fanellën e Genoa-s).

Allegri është trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e Juventus: 141 fitore që janë të barasvlershme me 70,85%,
Më mirë se Parola, i ndalur në 127 fitore (58,25%), Lippi
(227, 56,04%), Trapattoni (319, 53,52%) dhe Herrera (100, 46,51%). Nëse merrn në konsideratë vetëm ndeshjet e kampionatit, Allegri është i dyti në të Europë (75%) pas Ernesto Valverde-s, i cili ka fituar 82% të ndeshjeve me Barcelona-n e tij.

Related posts

AKTIVITET KRIMINAL dhe PASTRIM PARASH/ DËNOHET me burg ish-presidenti i Barcelonës

Isa.Autor

“NËSE NUK DO TË KISHTE QENË AJO NDESHJE…”/ Antonio Cassano, goli që e largoi nga burgu dhe rruga! (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO SI NUK E KENI PARË KURRË/ CR7 “shpërthen” në lot pas eliminimit nga Porto dhe flak fanellën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment