Futboll La Liga

Real Madrid-Sociedad, miqtë kanë humbur tetë të fundit në “Bernabeu” 30 me 8

Real Madrid do të kthehet në fushë të shtunën në mbrëmje për javën e 23-të të kampionatit spanjoll dhe do të presë Real Sociedad në “Bernabeu”, dy ku do të përballet me PSG-në të mërkurën e ardhshme në 1/8-at e Champions League. “Los Blancos” janë në vendin e katërt në renditjen e La Liga-s vetëm dy pikë larg Villarreal, por ka shumë mundësi që trajneri Zidane t’i lërë pushim disa nga lojtarët kryesorë në prag të një takim të rëndësishëm, siç është ai me PSG-në.

Real Sociedad, nga ana tjetër, mban vendin e 14-të dhe do të kërkojë t’i japë fund ecurisë prej gjashtë ndeshjes pa fitore larg shtëpisë. Baskët kanë shkatërruar 5-0 Deportivo la Coruna-n në javën e fundit dhe kanë lehtësuar pozitën e trajnerin Eusebio Sacristan. Megjithatë, kanë kaluar 14 vite që nga hera e fundit që Sociedad ka mundur Real Madrid në “Bernabeu” (maj 2004). Për më tepër, ata kanë arritur të fitojnë vetëm 3 nga 70 vizitat e bëra në “Bernabeu”, në La Liga (3 fitore, 16 barazim, 51 humbje).

Ndërkohë, Real Madrid ka fituar tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi kundër Real Sociedad me rezultatin e përgjithshmë 30 me tetë. Sociedad është skuadra që ka pësuar më shumë gola (40) në 22 javët e para të kampionatit spanjoll që nga sezonin 2005/06. Ndërsa Real është i vetmi ekip, bashkë em Athletic Bilbao, që nuk ka fituar asnjë ndeshje të këtij kampionati pasi e ka mbyllur pjesën e parë në barazim.

Related posts

NË KËRKIM TË PASARDHËSIT TË SUAREZ/ Barcelona kishte në dorë yllin e Premier, por Abidal s’pranoi ta blinte

Delo.autor

Revanshi i Montella-s, vjen kundërpgjigja ndaj lojtarëve të Milan

Q.Autor

REFIK HALILI “HAP THESIN”/ Presidenti i Tiranës shpërblen lojtarët për fitoren ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment