Futboll Sport

GATI PËR SHKËMBIMIN E BUJSHËM/ PSG-ja dërgon ofertën për mesfushorin e skuadrës italiane

PSG duket se nuk kërkon të ndalet në këtë merkato. Pasi siguroi shërbimet e Renato Sançezit, klubi francez tani është në kërkim të një tjetër mesfushori. Bëhet fjalë për spanjollin e Napolit, Fabian Ruiz.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, PSG është gati t’i ofrojë Napolit 25 milionë euro, plus Kejlor Navasin, i cili është një nga objektivat kryesorë të merkatos për Spaletin.

Palët mund të bien dakord, pasi spanjolli nuk është i lumtur me situatën te klubi italian dhe Napolin duket se po e tërheq kjo ofertë.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja SUPER ndeshjet që ju bëjnë MILIONERË SOT (VIDEO)

Isa.Autor

GOLI NË FUNDIN E NDESHJES DHE FESTË E “ÇMENDUR”/ Mesfushori shqiptar bën heroin në përballjen me… Durmishajn (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO/ Palmerias kërkon Gabigol, i ofron Interit dy lojtarë në shkëmbim

Isa.Autor

Leave a Comment