Të tjera

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kundër CAS: Nuk lejon sportistët rusë në Olimpiadë

Edhe pse Gjykata e Arbitazhit Sportiv (CAS) në Lozanë u dha të drejtën 15 sportistëve rusë që të rikthehen në aktivitet, ata nuk do të jenë në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, që nis pas 4 ditësh në Korenë e Jugut. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur që të mos lejojë këta sportistë që të garojnë në këtë event olimpik. “Nuk do të ketë asnjë ftesë për këta 15 sportistë, që bënin pjesë në listën e një grupi prej 28 sportistësh të akuzuar dhe përjashtuar përgjithnjë nga sporti për shkak të dopingut”, thuhet në komunikatën e IOC.

Të gjitha rastet janë ekzaminuar një e për një nga një panel i IOC-it, që pak kohë më parë pat marë edhe vendimin për të përjashtuar Rusinë nga të gjitha eventet sportive olimpike. Në Olimpiadën koreane do të jenë 169 sportistë rusë, të gjithë të “pastër” dhe që nuk akuzohen për doping, por që në “Pyeongchang 2018” do të garojnë si neutralë. 24 orë më parë, presidenti i IOC-it, Thomas Bach, u shpreh se ka mbetur i habitur nga vendimi i CAS-it. Edhe WADA ka mbështetur Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke thënë se ky vendim I CAS-it nuk ndihmon luftën ndaj dopingut.

Related posts

“KEMI RËNË DAKORD QË…”/ Revanshi Usyk-Joshua ende pa një datë, Tyson Fury kërkon të përfitojë

Delo.autor

2-VJETORI I VDEKJES/ Ngrihet statuja e Kobe dhe Gianna Bryant në vendin e tragjedisë

Delo.autor

MESDHETARET E PLAZHIT/ Organizohet nga Komiteti Olimpik Grek, ja delegacioni kuqezi në “Patras 2019”

Delo.autor

Leave a Comment