Futboll Seria A

Spalletti: Kemi shumë mungesa, por synojmë fitoren

Inter do të luajë nesër në mbrëmje në ndeshjen ndaj Genoa pa dy nga lojtarët kryesorë, Mauro Icardi dhe Ivan Perisic, duke bërë që trajneri Luciano Spalletti të ketë dhimbje koke pa nisur mirë sfida. Kjo është hera e parë që ekipi zikaltër nuk i ka të dy lojtarët, por trajneri interist nuk shqetësohet. “Edhe javën e kaluar eksperimentuam diçka në sulm, me Eder dhe Karamoh dhe patën sukses. Do të gjejmë diçka edhe këtë ndeshje edhe pse përballë kemi një ekip të fortë si Genoa, që është nga skuadrat më në formë aktualisht në kampion”, tha Spalletti.

Por, përveç tyre, edhe Marcelo Brozovic nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë, por do ta nisë ndeshjen nga stoli. “Nëse do të kem nevojë do ta hedh në fushë”, ndërsa për Rafinha, që gjithashtu nuk do të jetë titullar, trajneri zikaltër shton: “Këtë javë nuk u paraqit në dy seanca stërvitore dhe nuk mund të luajë ende 90 minuta. Të shohim se sa minuta mund të luajë nesër. Gjithsesi, kam një ekip me shumë lojtarë dhe jam i bindur se ata që do të luajnë do të tregojnë se sa vlejnë. Do të gjejmë rrugë të reja për të shkuar te goli”, tha Spalletti.

Related posts

Barcelona tallet me Chelsea, ofron dështimin në këmbim të yllit francez

Isa.Autor

THELLOHET KRIZA TEK MONACO/ Mposhtet nga Lyoni në transfertë

Isa.Autor

Andrea Petagna/ Ish-lojtari i Milanit shfaqet i lumtur në krah të Michelly Sander!

Sadik.Autor

Leave a Comment