Kategoria Superiore Shqipëri

SUPERIORE/ Java nis të premten, me përballjen e kryesuesve në Korçë përballë Flamurtarit

Java e 19-të e Kategorisë Superiore do të nisë ditën e premte, me atë që mund të cilësohet si supersfida e këtij raundi. Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, skuadra e Ilir Dajës do të përballet me Flamurtarin. Dueli mes vendit te parë dhe të dytë mund të përcaktojë shumë për sa i përket luftës për titull.

Një fitore eventuale e bardhekuqve do të përkthehej në një hap të sigurt drejt trofeut, ndërkohë që nëse të besuarit e Duros largohen me 3 pikë nga qyteti juglindor, atëherë rikthehet beteja. Kjo super-ndeshje do të zhvillohet të premten, në orën 18:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Raundi i 19-të do të plotësohet ditën e shtunë, kur do të luhen edhe 4 takimet e tjera. Në orën 14:00, Kukësi do të ketë një duel për të mos u nënvlerësuar, kundër Kamzës ne “Zeqir Ymeri”. Kampionët, pasi e rinisën sezonin me fitore, duket se kanë kryer një hap prapa, për shkak të dy barazimeve radhazi, në Kupë ndaj Tiranës dhe të dielën e shkuar kundër Flamurtarit.

Në të njëjtën orë, Lushnja do të presë Vllazninë, në atë që mund të quhet duel për mbijetesën. “Lagunarët”, për të mbajtur të gjalla shpresat, duhet të sigurojnë maksimumin e pikëve, ndërsa në krahun tjetër, kuqebluve nuk u falet më asnjë hap fals.

Në orën 17:00, Teuta do të presë në ‘Niko Dovana’ Luftëtarin. Durrsakët e kanë nisur vitin me 2 barazime, por kanë nevojë për pikë, që t’i largohen sa më shpejt zonës së rrezikut. Nga ana tjetër, Luftëtari vjen pas një momenti mjaft të mirë, pasi nuk humb prej 5 javësh në kampionat dhe do të kërkojë të ruajë formën e mirë.

Partizani-Laçi, e programuar fillimisht për t’u luajtur të dielën në orën 17:00, është afruar me 24 orë, për shkak se po të dielën luan edhe Tirana në ‘Selman Stërmasi’. Pasditen e të shtunës, pritet një sfidë mjaft interesante në kryeqytet, mes dy skuadrave që synojnë të arrijnë zonën europiane nëpërmjet renditjes finale të Superiores.

Related posts

MADHËSHTOR/ Vllaznia mposht Skënderbeun në “Air Albania” dhe shpallen Kampionë të Shqipërisë

Delo.autor

FITORJA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Lojtarët e Kukësit bëjnë gjestin e veçantë, ja kujt ia dedikuan golin ndaj Tiranës (FOTO)

Delo.autor

S’KANË FUND PROBLEMET PËR BAJRAMIN/ Pasi mori “OK” nga CAS, tani e pengon Empoli. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment