Futboll

Tare: Të shmangim tensionet te Lacio. Anderson s’ka kërkuar shitjen

Lacio rezistoi vetëm 45 minuta përballë Napolit mbrëmjen e së shtunës në “San Paolo”, e më pas gjithçka shkoi keq e më keq, aq sa trajneri Inzaghi e cilësoi si një humbje të merituar, pas një “prove të papranueshme” në pjesën e dytë.

Megjithatë, duket se te Lacio ujërat janë trazuar më herët, ndoshta pas humbjes me Genoan, gjë që u reflektua në atë sherr mes Simone Inzaghit dhe brazilianit Felipe Anderson. Edhe pse drejtori sportiv i lacialëve, shqiptari Igli Tare tentoi ta largonte këtë problem përpara ndeshjes me Napolin.

Duke folur për “Mediaset Premium”, Tare ka mohuar të ketë marrë ndonjë kërkesë për t’u nxjerrë në merkato.

“Gjëja themelore është që grupi vlen më shumë sesa individi, e për këtë i kemi rregullat të qartë”, deklaron Tare.

“Felipe është një lojtar i padiskutueshëm nëse flasim për karakterin dhe cilësitë, por për disa gjëra të tjerë ndoshta duhet të rritet ende. Në të kaluarën e ka treguar. Megjithatë kam folur me të, së bashku me Peruzzin, e mendoj se e ka kuptuar mesazhin e klubit. Ne duam më të mirën për të, por në fund vlen vetëm objektivi që kemi si ekip, kështu që të gjithë duhet të qëndrojmë në të njëjtën anë. Pas Genoas nuk ka pasur konfrontim të hapur, thjesht veprime keqardhjeje. Asgjë nuk ka për t’u dramatizuar”, shtoi më tej ai.

Megjithatë, ndaj kryesuesve të rinj të Serie A, bardhekaltrit e Lacios nuk mundën të bëjnë shumë. Pasi i ndalën në barazim 1-1 në 45 minutat e para, Napoli shënoi 3 herë në pjesën e dytë për t’u ngjitur sërish mbi Juventusin në klasifikim.

 

Related posts

Zbriti me armë në fushë, reagon për herë të parë Presidenti i Paok-ut

Q.Autor

“MESSIN S’E LASHË UNË TË IKË”/ Pique vërsulet kundër presidentit Bartomeu: Klubi u soll barbarisht…

Delo.autor

Suso “besnik” ndaj kuqezinjve: As që e mendoj largimin nga Milani…

Sadik.Autor

Leave a Comment