Futboll Seria A

Tërbimi i Spalletti: “Ekipin virtual ta udhëheqin drejtuesit! Eder për Sturridge? Kush do t’i nxirrte gështenjat nga zjarri?”

Luciano Spalletti, në konferencën për mediat ka hequr merakun në lidhje me merkaton e dimrit. Trajneri zikaltër, në mënyrë specifike i është referuar tratativës së dështuar për transferimin e sulmuesit të Liverpool, Daniel Sturridge, që në kontigjentin e ekipit milanez, do të kishte zënë vendin e Eder. “Mua më krijohen probleme të flas për merkaton, sidomos kur flitet për revolucione. Gazetat i lexojnë të gjithë, dhe sot në mëngjes, kur mbërrita, ishin vërdhallë teksa komentonin atë që aludohet. Po i sugjeroj presidentit që të krijoj një skuadër të tretë, veç nesh dhe Interit femëror, një tjetër Inter virtual, atë me dhjetra emra që aludohen. Në atë rast, këtë skuadër do ta drejtojë ndonjëri prej drejtuesve, unë nuk do ta drejtoj atë skuadër. Mua më interesojnë futbollistët që kam”, deklaroi Spalletti.

Rezultate imazhesh për spalletti eder

“Eder supozohej të largohej, teksa flitej gjithë kohës për Sturridge, që luajti dy minuta dhe tani do të qëndrojë jashtë fushave për dy muaj. Nëse nuk do të kishte qenë tani Eder për të nxjerrë gështenjat nga zjarri, nuk di se çfarë do të kishim ngrënë. Do të flas me presidentin edhe për këtë gjë. Ju vazhdoni të përmendni emër pas emri, ndonjëri do t’jua a thotë. Unë jam trajneri dhe ne jemi të tretët në klasifikim, ndërkohë që mbetet ende gjysma e kampionatit, e pastaj do të flitet për revolucion. Tifozët nuk duhet të marrin pjesë në këtë lojë, duhet të bëjnë tifo për këta futbollistë, jo për ata që shkruhen nëpër gazeta. Dikush nëpër rrugë i kishte thënë Eder të largohej, se do të vinte Sturridge”, deklaroi i irrituar trajneri i Inter, Spalletti.

Related posts

BUNDESLIGA/ Rifillimi kushton shtrenjtë: 266% dëmtime më shumë

Delo.autor

SFIDA E “FERRIT”/ Barcelona-Manchester United, ja çfarë thotë Solskjaer

F.autor

FERONIKELI “PËRBINDËSH”/ Rrëmben kupën dhe i bën nder Prishtinës

F.autor

Leave a Comment