Futboll Premier League

“Faji i Mourinhos, nëse Pogba largohet nga Manchester United”

Tema e ditës së sotme në futbollin anglez e atë mbarë continental është padyshim i bazuar mbi shakatë e aluduara mes trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho dhe mesfushorit francez, Paul Pogba, që mund të çojnë deri në lamtumriën potencialisht më të bujshme të historisë, me ish-lojtarin e Juventus që mund të heqë fanellën e “Djajve të Kuq” në fund të sezonit, me Real Madrid si destinacion të mundshëm. Trajneri portugez ka përgënjeshtruar menjëherë gjithçka, por në ndihmë dhe mbështetje të Pogba, ndërhyri një ish-futbollist dhe ish-kapiten i Manchester United, Paul Ince.

Imazh i ngjashëm

Ince u tregua shumë i ashpër në adresë të Mourinho: “Nëse Pogba nuk do të ishte i kënaqur me pozicionin e tij aktual te Manchester, atëherë do të isha shumë i keqardhur, por jo i çuditur. Faji do të ishte vetëm i Mourinho, që e aktivizon Pogba në një rol shumë mborjtës. Paul parapëlqen të jetë në zemrën e ndeshjes, të sulmojë, është një prej futbollistëve më të fortë në botë, është e natyrshme që të ndihet i sakrifikuar në atë rol”, deklaroi Ince për Paddy Powe News, i cituar edhe nga Mirror.

Rezultate imazhesh për pogba alexis sanchez manchester united

Sipas ish-lojtarit të Manchester United dhe Inter, transferimi i Alexis Sanchez te “Djajtë” përkeqëson edhe më shumë situatën për Pogba. “Pasi klubi bleu Sanchez Paul, ai duket një futbollist tërësisht ndryshe, pasi nuk është më ylli më i rëndësishëm i ekipit, çelësi i gjithçkaje. Shqetësimi i tij u shfaq hapur në ndeshjen ndaj Newcastle”, përfundoi Ince.

Related posts

“ESPN” zbulon fjalët e Iniestas për Messin pas zëvendësimit në El Clasico

Sadik.Autor

“PLESHTI” SYNON TË FILLOJË NJË FAZË TË RE/ Inteligjenca artificiale zbulon produktivitetin e Messit në skuadrat që e kërkojnë

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Klubi italian nis kontaktet me futbollistin e Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment