Kategoria Superiore Shqipëri

TRUKIMI I NDESHJEVE/ UEFA merr vendimin drastik për Skënderbeun, përjashtohet për 10 vjet nga Kupat e Europës

Komisioni i Disiplinës së UEFAS ka përjashtuar me 10 vjet nga kupat e Europës ekipin e korçar të Skënderbeut.

Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.

Më vonë, do të zbardhim edhe detaje të reja nga vendimi i UEFA-s.

Gjithashtu klubi korçar ka marrë edhe një gjobë të majme prej 1 milionë eurosh.

Mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të ndërmarrë klubi korçar, pasi ky është një dënim shembull, që UEFA nuk e kishte marrë asnjëherë më parë, pasi bazohet në ndryshimet e koeficienteve të basteve në disa prej ndeshjeve të tyre, kryesisht në grupet e Europa League.

VENDIMI I PLOTË I UEFAS

Related posts

OPINION NGA GËZIM SINEMATI/ Poshtë Muzaka, rroftë Muzaka! Kur nga “pacienti” del heroi…

Isa.Autor

DUELI I LEGJENDAVE NË “AIR ALBANIA”/ Ja emrat veteranëve që do vijnë nga Italia, Greqia e Turqia

Delo.autor

KONFERENCA/ Grezda paralajmëron Skocinë: Shqipëria si Rangers, besojmë te kualifikimi

Isa.Autor

Leave a Comment