Futboll Premier League

Vazhdon përpjekja e Arsenalit për Smallingin, Unitedi i vendos çmim

Arsenali dëshiron të transferojë një mbrojtës dhe aktualisht në radarin e tyre është Chris Smalling i Manchester Unitedit.

Sipas Daily Star, Topçinjtë janë të gatshëm të sjellin gjatë verës mbrojtës në Emirates.

Por, që kjo të ndodhë Djajtë e Kuq kërkojnë së paku 30 milionë euro.

Anglezi nuk është që shquhet për siguri të madhe, por mund të jetë një zëvendësues i mirë në rast se Shkodran Mustafi apo Laurent Koscielny.

Smallingu në tetë sezone për Man Utd është paraqitur 274 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Me një kalim të mundshëm te Arsenali është i lidhur edhe ish-mbrojtësi i Unitedit, Jonny Evans, që aktualisht është pjesë e West Bromit.

Aktualisht klubi nga Londra renditët në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe me shumë mundësi do bëjë gara në Ligën e Evropës edhe në sezonin e ardhshëm (Përveç nëse e fiton këtë garë në sezonin 2017/18).

Related posts

JAVA E 20-TË/ Skënderbeu u bën nder rivalëve të Vllaznisë. Kukësi dhe Tirana rrezikojnë Europën. Ja renditja…

Delo.autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Mesfushori Vila: Është një ndeshje e vështirë. Kemi dy ditë që po stërvitemi dhe…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit të uritur”, shënon Aguero

Delo.autor

Leave a Comment