Futboll Seria A

Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias

Me rezultat prej 1-0, Milani e ka mposhtur Sampdorian në San Siro, në ndeshjen e javës së 25-të në kampionatin italian.

Vendasit patën mundësi të kalonin në epërsi në minutat e para të takimit, mirëpo dështuan të realizonin nga pika e bardhë.

Nicola Murru e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Ricardo Rodriguez e mori përgjegjësinë, mirëpo Emiliano Viviano ia mohoi golin.

Por, nuk zgjati shumë dhe nikoqirët e zhbllokuan rezultatin. Pas një aksioni të organizuar mirë nga Rossonerët, Giacomo Bonaventura e dërgoi topin në rrjetë (13′).

Në fund të pjesës së parë, Leonardo Bonucci arriti të shënonte, mirëpo foli u anulua pas konsultimit të VAR-it.

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos vazhduan të luanin më mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa dy raste të mira i pati Hakan Calhanoglu dhe një tjetër Davide Calabria, por Viviano nuk pranoi gola të tjerë…

Related posts

“DO TË MË DUHET PAK KOHË TË AMBIENTOHEM”/ Dumfries: Ja kush po më ndihmon më shumë tek Inter-i

Delo.autor

TËRMET TE SKËNDËRBEU/ Orges Shehi jep dorëheqjen pas humbjeve të fundit

Isa.Autor

PAMJET/ Përcjellja në banesën e fundit e Pele, legjenda braziliane do të varroset në katin e nëntë

F.autor

Leave a Comment