Futboll

VIDEO/ Festival golash mes borës, Partizani tërmet 6-ballësh Lushnjës në kryeqytet

Partizani arriti një fitore të thellë, në takimin e javës së 22-të ndaj Lushnjës. Skuadra e Starovës shënoi plot 6 herë ndaj lagunarëve, nga 3 gola për secilën pjesë. Mes borës, por edhe një stadiumi të boshatisur, të kuqtë arritën të tregonin spektakël dhe gola.

Me këto tri pikë, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, dhe ngjitet në vendin e gjashtë, por përveç pikëve, skuadra e Starovës rregullon edhe golavarazhin që deri më tani e kishte në disfavor.

Partizani-Lushnja 6-0

Gol: Bardhi 29′, 36′, Belica 45+1, Progni 58′, Kardozo 64′, Ramadani 84′

KOMENTI

Mbyllet sfida. Partizani-Lushnja 6-0

culum portier

90’ Dëmtohet Alban Hoxha. Duke qenë se Starova i ka kryer të tre zëvendësimet, vendin e portës e zë Milan Çulum.

84’ GOOOL Emra Ramadani shënon edhe golin e gjashtë për të kuqtë, pas nëj goditje me kokë.

73’ Canka godet nga jashtë zone, por është Alban Hoxha që me majën e gishtave i ndryshon udhë topit.

64’ GOOOL Kardozo shënon edhe golin e pestë. Pasi merr topin, sulmuesi brazilian shmang edhe portierin dhe shënon me portën e boshatisur.

58’ GOOOL Progni provon me një parabolë ndaj portieri Spaho, por ky i fundit pret në momentin e parë. Më pas, lojtari i Partizanit me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë.

51’ Zëvendësimi i parë edhe tek Lushnja. Përgjini në fushë për Sefën.

46’ Zëvendësim në radhët e Partizanit. Trashi i lë vendin Lukas Kardozos

 

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani-Lushnja 3-0

45+1’ GOOOL Belica. I ardhur nga mbrojtja, vjen dhe kërcen duke goditur me saktësi, pas një goditje nga këndi.

45′ 1 minutë shtesë.

36’ GOOOL Bardhi shënon edhe golin e dytë. Sulmuesi lëviz mirë brenda zonës, duke shmangur mbrojtësin e Lushnjës, dhe përballë Spahos nuk e ka të vështirë të shënojë edhe golin e dytë.

 

 

Partizani e Lushnja luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Starovës nuk do të kërkojnë asnjë rezultat tjetër, përveç fitores ndaj vendin të fundit në renditje.

partizani lushnja

LIVE | Partizani-Lushnja 2-0

Gol: Bardhi 29′, 36′

KOMENTI LIVE

46’ GOOOL Belica. I ardhur nga mbrojtja, vjen dhe kërcen duke goditur me saktësi, pas një goditje nga këndi.

36’ GOOOL Bardhi shënon edhe golin e dytë. Sulmuesi lëviz mirë brenda zonës, duke shmangur mbrojtësin e Lushnjës, dhe përballë Spahos nuk e ka të vështirë të shënojë edhe golin e dytë.

29’ GOOOL Bardhi realizon me kokë, pas një krosimi mjaft të mirë të Asanit, dhe sulmuesi e dërgon në rrjetë.

26’ Gojkoviç provon me kokë pas një harkimi në zonë, por goditja me kokë shkon mbi traun e portës.

21’ Lushnja ka një shans të mirë e Sefën, por Alban Hoxha del në kohë dhe mbyll sulmuesin.

13’ Spaho ndalon Asanin në një goditje të fuqishme brenda zone.

7’ Progni godet shtyllën, pas një asistimi të bukur që merr, por arbitri me flamurin e ngritur tregon që pozicioni ishte jashtë loje.

1′ Nis takimi në kryeqytet.

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Progni, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Bufasi, Ruço, Gava, Papa, Pepa, Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko

Gjyqtar: Orlando Kola

Related posts

JUVENTUS-ZENIT/ “Zonja e Vjetër” kërkon të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DE BUTOI NË “EURO 2020″/ Mesfushori Hasani bën shkrimin emocionues: U realizua ëndrra e fëmijërisë (FOTO)

Delo.autor

E kërkon Evertoni, agjenti i Yerry Mina zbulon destinacionin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment