Futboll

Talenti i Milanit bën zgjedhjen e vështirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sulmuesi i Milanit, Ismet Sinani, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës U-19 përpara Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet nga KTV, ku thuhet se lojtarit i është bërë ftesa nga Kombëtarja e Kosovës dhe ka pranuar, duke bërë kështu që ai të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë U-19.

Disa muaj më parë trajneri Erion Bogdani nuk e grumbulloi lojtarin duke u shprehur se lënia jashtë e tij ishte vetëm një zgjedhje teknike.

Por ndoshta kjo mund të ketë qenë një nga arsyet pse Sinani është larguar nga Kombëtarja jonë për të shkuar tek Kombëtarja e Kosovës.

Ismet Sinani vazhdon të jetë pjesë e akademisë së Milanit që nga viti 2013.

Related posts

E BUJSHME/ Arsenal transferon yllin e Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

PORTIERI MË I MIRË I VITIT/ FIFA zbulon TRE finalistët: Neuer, Oblak dhe…

F.autor

Presidenti i UEFA-s/ Ceferin: Të gjithë e dinim që kishte një problem me MILANIN por tani…

Isa.Autor

Leave a Comment