Kategoria Superiore Shqipëri

Vila: I lumtur për golat, kam gjetur veten me Skënderbeun

Emiliano Vila ishte heroi i takimit me Kamzën, për Skënderbeun, pasi shënoi 2 golat që sollën përmbysjen e rezultatit.

“Jam shumë i lumtur si për golat e mi, ashtu edhe për fitoren, që erdhi pas disavantazhit në pjesën e parë. Javën e ardhshme do të përballemi me Partizanin, por unë jam profesionist dhe do të jap më të mirën për Skënderbeun”, u shpreh Vila.

Vila iu bashkua Skënderbeut vetëm në janar, pasi u la jashtë planeve të Partizanit, por tashmë mund të quhet një futbollist i rilindur, pasi me korçarët ka gjetur veten dhe po luan mirë e shënon gola, duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm për formacionin e Dajës.

“Që ditën e parë kam gjetur një ambient mjaft të mirë te Korça dhe jam ndierë mjaft mirë. Mendoj se kam arritur të përshtatem mirë dhe të vihem në dispozicion të skuadrës. Këtu ka më shumë qetësi për të luajtur, pasi te Partizani ka më tepër presion, që të prish qetësinë e të luajturit. Edhe pozicioni në të cilin po luaj, më ndihmon të jem më afër portës dhe jam përshtatur më mirë në fushë” , tha mesfushori.

Related posts

SKANDAL NË TIRANA-VLLAZNIA/ Tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyhen stola Dështon ”prova” para syve të UEFA-s (VIDEO)

Delo.autor

U “DIVORCUA” NË DITËN E SHËN VALENTINIT/ Eros Grezda gjen shpejt “strehën” e radhës të karrierës së tij

Delo.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Hakaj në dyshim, 2 titullarët e Partizanit mbyllin sezonin. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment