Futboll Premier League

Willian: Vetëm për këto dy skuadra do ta lija Chelsea-in

Sulmuesi brazilian i Chelsea-it, Willian, ka zbuluar se ai ëndërron që një ditë të luajë për Barcelona-n ose Real Madrid. Katalanasit do të jenë në “Stamford Bridge” nesër në mbrëmje për ndeshjen e par ëtë 1/8-ve të Champions League, por lojtari i londinezëve nuk i ka kursyer komplimentet për gjigantët e Spanjës. “Mendoj se janë dy skuadrat më të mëdha në botë, Real Madrid dhe Barcelona. Janë klubet më të ndjekura”, ka thënë brazilianit.

Ndërsa Jose Mourinho e ka vënë në shënjestër për të përforucaur United, Willian duket se kërkon një transferim në La Liga. “Është ëndrra e të gjithëve të luajnë për një nga këto dy klube”, ka vazhduar ai. “Natyrisht, ka klube të tjerë të mëdhenj, si Chelsea, Psg etj. Por këto të dy janë ndryshe”. 29-vjeçari është kthyer në një lojtarë me kohë të pjesshme nga momenti që Antonio Conte ka marrë drejtimin e “Bluve”, por ai ka qenë një nga më të mirët në ndeshjen e Kupës së Anglisë të fituar 4-0 nga Chelsea kundër Hull të premten e kaluar.

Willian ka realizuar golin e parë dhe të tretë, por nuk dihet akoma nëse ai do të titullar për super ndeshjen e Champions League. I pyetur se ku mendon se do ta mbyllë karrierën, ai ka thënë: “Ndonjëherë mendoj për Corinthians. Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën atje dhe të luaja të paktën edhe një vit tjetër”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Shijoni golin mahnitës nga 60 metra në Rumani (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Reali blindon portën, Perez i beson dhe për 5 vite Kurtuas

Delo.autor

Lojtari argjentinas tregon se ka patur sherr me Messin në dhomat e zhveshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment