Të tjera

David Haye: S’jam i mbaruar, kam ende shumë për të dhënë

David Haye është i bindur se rikthimi i tij në ring në revanshin ndaj Tony Bellew do të jetë i suksesshëm, pasi e ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është gati të tregojë forcën. Revanshi ishte planifikuar për t’u zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar, por dëmtimi i ish-kampionit të botës bëri që përballja të anullohej dhe të zhvillohet më 5 maj. Një duel mes dy boksierëve britanikë, që parashikohet i fortë, ashtu siç ishte dhe përballja e parë, fituar me “KO teknik” nga Bellew, ndërsa Haye u dëmtua në “Thembrën e Akilit”.

Nga sfida e pare mes David Haye dhe Tony Bellew

“Dëmtimi është lënë pas, rikuperimi ka shkuar mjaft mirë dhe po punoj fort dita-ditës për të qenë sërish gati për duelin me Bellew. Për fat të keq, dëmtimi ndodhi pak kohë para sfidës së dhjetorit, por vendosëm që ta zhvillojmë këtë revansh në maj. Jam gati të hakmerrem ndaj Tony dhe t’i tregoj se jam kampion. Kam ende shumë për të dhënë në ring, pasi nuk do të ndalem vetëm te fitorja në këtë revansh”, tha David Haye, që është rikthyer në Britaninë e Madhe për të vijuar fazën përgatitore në prag të duelit të 5 majit.

Related posts

Dillashaw mbron titullin kampion, mposht Garbrandt me “KO” në raundin e parë

Sadik.Autor

HISTORIKE/ Tenistja Muguruza triumfon në “WTA Finals” dhe shpallet “kampionie” e 2021

Delo.autor

MOTO GP/ Një debutues siguron “pole position” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Delo.autor

Leave a Comment