Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Realit, Ja si vlerësohet Gjimshiti nga mediat italiane…

Berat Gjimshiti është vlerësuar pozitivisht deri diku për paraqitjen që bëri kundër Realit të Madridit në “Di Stefano”. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka marrë notën 6 nga portali “TuttoMercatoWeb”, i cili është ndalur te topi që shpëtoi shqiptari në momentin e goditjes së Viniciusit.

“Praktikisht është si një gol i shënuar ai që ndal Gjimshitin në momentin që Vinicius tenton brenda zonës së Atalantës. Pastaj edhe ai përfundon në mes të kundërshtarëve”, është përshkrimi i notës për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Lojtari më i mirë i ndeshjes për ekipin italian është zgjedhur mbrojtësi Romero me notën 6,5.

Ai thuajse fitoi çdo duel me kundërshtarët. Portieri Sportielo është vlerësuar me notën 4 si lojtari më i dobët i ndeshjes, ndërsa Iliçiç me notën 4,5 pasi gaboi duke humbur topin që solli penalltinë për Realin e Madridit.

Related posts

MERRET VENDIMI/ U ndalua nga policia dhe i hoqën patentën, ja lajmi që merr mesfushori Brozovic

Delo.autor

Teuta nis më 5 korrik, klubi në kërkim të dy qendërmbrojtësve

Sadik.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-futbollisti i “Los Blancos”: Ka mbërritur fundi i Bale tek Reali…

Delo.autor

Leave a Comment